Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi për Raportin e Komisionit Europian, procesin integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.
Ministrja Hoxha, theksoi se raporti për vendin, është objektiv dhe udhëzues, gjithëpërfshirës në qasjen sektoriale, me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.
“Njohja e të arriturave në raport, nuk na bëjnë të ndalemi. Kemi vërejtjet brenda raporti që së shpejti me Kryeministrin do t’i adresojmë. Nga kjo përgjegjësi e procesit nuk përjashtohet askush, as institucionet ekzekutive, ligjvënësit, gjyqësori, OJQ-të dhe mediat por edhe opinionbërësit. Po ashtu, kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë që liberalizimi i vizave të arrihet sa më shpejt. Detyrat tjera nga raporti, janë prioritet yni si MSA-ja, Reforma e Agjendës Evropiane dhe reformat ekonomike”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ndërsa ambasadori Heldt shtoi se Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë, duke ofruar mbështetje të fuqishme në procesin integrues dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Sektorët e veçantë, të cekur në raport, theksoi Ambasadori Heldt, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të jetë i vazhdueshëm.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi