Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar për “Zërin” se rruga drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian është vështirësuar shkaku i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në maj të këtij viti. Ndërsa deputetët e opozitës thonë se heqja e vizave s’do të ndodhë as këtë vit, shkruan gazeta “Zëri”.
Bashkimi Evropian po ua shuan shpresat kosovarëve për heqje sa më të shpejtë të vizave, pasi nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kurrfarë lëvizje pozitive drejt liberalizimit. Madje rruga drejt liberalizimit vetëm sa u vështirësuar në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar për gazetën “Zëri” se rruga e Kosovës drejt liberalizimit është vështirësuar. Sipas saj, heqja e vizave nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga shtetet anëtare të BE-së. “Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar, por ne nuk do të ndalemi së lobuari, pavarësisht se në maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Tashmë në këta dy-tre muajt është vështirë të jemi prioritet i deputetëve të Parlamentit Evropian, derisa ka filluar angazhimi në tërë BE-në për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por puna jonë nuk do të ndalet”, ka thënë për “Zërin” ministrja Hoxha, duke shtuar se heqja e vizave nuk do të mundë të futet në rend dite pa u siguruar pëlqimi i shteteve anëtare të BE-së.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet