Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi se një ndër prioritetet e para është Agjenda e Reformave Evropiane dhe në përgjithësi obligimet që dalin nga MSA-ja.
“Sfidat e sundimit te ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje të plotë me kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese, ligjore të institucioneve, kërkojnë bashkërendim institucional efektiv të aktiviteteve”, ka thënë Hoxha.
“Jemi duke punuar me të gjitha institucionet, në konsultim me Komisionin Evropian dhe Zyrën e BE-së sa i përket intensifikimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rezultatet e këtyre angazhimeve, sigurojnë për Republikën e Kosovës perspektivën evropiane”, tha ministrja.
Hoxha ritheksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për të punuar me institucionet vendore dhe të BE-së, me përfshirjen aktive të qytetarëve dhe shoqërisë civile në implementimin e MSA-së duke i sensibilizuar të gjitha institucionet që të ndërmarrin reformat e nevojshme në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur