Ministrja e Integrimit e Evropiane Dhurata Hoxha, në konferencën për medie një ditë pas publikimit të Strategjisë së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me temën “Sa më shpejt që t’i kryejmë detyrat tona, më shpejt arrijmë integrimin”, tha se Strategjia e Zgjerimit e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, është lajm i madh për Kosovën, pasi sipas Serbia duhet që të bëjë marrëveshje obliguese me Kosovën.
Sipas saj, kjo i bie që shteti serb ta njeh Kosovën. Përpos kësaj Hoxha pohoi se miratimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nga kuvendi kosovar është kushti i vetëm që ka mbetur për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.
Ajo tha se po bëhet punë edhe për përmbushjen e kriterit tjetër ai i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit porse kjo do të bëhet edhe pas liberalizimit.
Hoxha, ka deklaruar se BE ka hapur derën dhe Kosova duhet të kalojë në këtë derë.
” Kemi pritur më shumë dhe hapa më konkret. Megjithatë integrimi jonë në BE nuk ka alternativë”, ka thënë ajo .
Sipas sa ajo që është pozitive në këtë strategji është që BE-ja ka konfirmuar që Kosova e ka vendin në BE të ndarë nga Serbia dhe kjo është e mjaftueshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...