Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar gjeneralin e brigadës z. Gianluca Vitagliano, komandant i Njësisë së Karabinierëve Kundër Falsifikimit të Monedhave, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Sipas njoftimit, takimi ishte i një karakteri njoftues dhe bashkëpunues në fusha të ndryshme, e në veçanti në luftimin e dukurive kriminale, që ndërlidhen me krimin e organizuar, falsifikimin e parave dhe krimet kibernetike.
Tutje, thuhet se takimi rezultoi me diskutim të frytshëm për rritje të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të organizatave, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në arritjen e synimeve të përbashkëta të luftimit të formave të ndryshme të krimit dhe rritjes se sigurisë./Arbresh.info


Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman