Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin i cili sjell pikëpyetje të mëdha në bazën ligjore mbi të cilën Policia e Kosovës është duke shqiptuar gjoba të larta në trafik.
Dilema e ngritur nga gjykatës e ekspertë ligjorë qëndron në mospërputhjen në mes ligjit të trafikut dhe atij të kundërvajtjes dhe një rregulloreje të cilën e ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme që i lejon policisë të shqiptojë gjoba në vend të ngjarjes deri në 500 euro, raporton Kallxo.com.
Ligji i kundërvajtjes dhe ai i komunikacionit rrugor janë në kundërshtim të plotë me njëri- tjetrin, njëri parasheh që polici mund të shqiptojë gjoba deri në 60 euro, e tjetri që polici shqipton gjoba deri në 500 euro.
Defekte të tjera janë parë nga gjykatësit në Ligjin për kundërvajtje.
“Ka palë që po ankohen zakonisht sepse ka edhe kontradikta ne mes të ligjit për kundërvajtje dhe trafikun rrugor”, theksoi Ymer Hoxha kryetari i Gjykatës së Prizrenit.
Hoxha deklaroi se edhe policia për shkak të kontradiktave nuk di si të veprojë kur shqipton gjoba.
“Ligji për Rregullat e Komunikacionit Rrugor është ligj më i favorshëm për palët, akoma është në fuqi, nuk është shfuqizuar dhe është problem i policisë sepse edhe ata kanë hall nuk dinë si të veprojnë”, shtoi Hoxha./Kallxo.com
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?