Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha tha se kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me vetëdije zgjodhi të shkelë Kushtetutën.
Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se Basha përdori vendimin e Kushtetueses për ta shkelur rregulloren e Kuvendit, siç tha ajo, për mënyrës se si zgjedhen nënkryetarët e komuniteteve joshumicë.
“Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës me vetëdije zgjedhë të shkelë Kushtetutën e Kosovës që në ditën e parë të tij”.
“I njëjti, që edhe kur nuk ishte Kryetar ka shkelur Kushtetutën, sot (keq) përdorë pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta bërë shkeljen e radhës duke e shkelur edhe rregulloren e Kuvendit për mënyrës se si zgjedhen nënkryetarët e komuniteteve jo shumicë. Çfarë marrëzie. Çfarë mendësie”, ka shkruar Hoxha.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...