Në Gjakovë është bërë prezantimi i 13 kandidateve për Kuvendin e Gjakovës nga dega e PDK-së, ku ishte e pranishme ministrja Dhurata Hoxha, deputetet Sala Berisha-Shala, Evgjeni Thaçi, Safete Hadërgjonaj si dhe kryetari i Degës së PDK-së dhe njëherësh deputet, Hajdar Beqa.
Ministrja Hoxha, ka theksuar se përbërja e kësaj liste, siguron nivel të lartë përfaqësimi dhe fitore për PDK-në, duke garantuar përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Gjakovës jo vetëm për gratë.
“PDK-ja edhe në Gjakovë, prijetare në përkrahjen e grave, nominoi më shumë gra se parashihet me kuotën gjinore”, ka shtuar ajo.
Ky është postimi i plotë i Ministres Hoxha:
“Me kënaqësi mora pjesë në prezantimin e kandidateve për Kuvendin e Gjakovës, nga Lista e Partisë Demokratike të Kosovës. Përbërja e kësaj liste, siguron nivel të lartë përfaqësimi dhe fitore për PDK-në, duke garantuar përfaqësim dinjitoz jo vetëm për gratë.
Në Gjakovën e dijes e kulturës, të punës e universitetit, në Gjakovën e sakrificës dhe përkushtimit për shtet, Gruaja Demokratike ka dhënë përgjigje të qëlluar të përfaqësimit ndaj sfidës së 22 Tetorit.
PDK-ja edhe në Gjakovë, prijetare në përkrahjen e grave, nominoi më shumë gra se parashihet me kuotën gjinore, andaj, jo vetëm 13 kandidateve për Kuvendin komunal, por edhe Listës së PDK-së dhe kandidatit për kryetar, Ramadan Hotit, urime dhe suksese! Urime ndryshimi!”.

“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...