Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, po e konsideron se procesi i liberalizimit të vizave do të zvarritet edhe më tej nëse në Kosovë do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Hoxha ka deklaruar për “Zërin” se ndërrimet në qeverisje nuk i bëjnë mirë procesit integrues të vendit.
“Ndërrimet në qeverisje nuk i bëjnë mirë procesit integrues, pavarësisht se detyrat, punët dhe funksionet janë të institucioneve ekzekutive dhe të stafit civil. Nuk ma merr mendja se do të shkaktohet dëm, megjithatë procesi zgjedhor në rrafshin ndërkombëtar shkakton ngecje. Proceset me interes për vendin të konfirmuara me konsensualitet në rrafshin ndërkombëtar janë më të rëndësishme se proceset e brendshme politike”, ka thënë ajo për gazetën.
Mirëpo pavarësisht kësaj Hoxha ka theksuar se ende shpreson se mund të ketë një moment për heqjen e vizave, çka do të ishte sinjal i qartë i përkushtimit të Ministrisë që ajo ka udhëhequr për dy vjet.
“Po, kemi pasur dhe shpresojmë të kemi momentumin e vendimit pozitiv për liberalizim, i cili do të ishte rikonfirmim i angazhimit tonë gjithëpërfshirës dhe konsekuent për t’i zbatuar 95 kushtet për liberalizim, duke qenë interes madhor, interes i konfirmuar nga të gjitha forcat politike në të gjitha përbërjet e deritashme qeverisëse”, ka shtuar ajo.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, po e konsideron se procesi i liberalizimit të vizave do të zvarritet edhe më tej nëse në Kosovë do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...