Një delegacion i Policisë së Kosovës (PK), i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka realizuar një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova ka zhvilluar takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë, përfshirë hetimin kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit, krimeve kibernetike, njësive speciale, aviacionit policor, etj.
Tutje theksohet se delegacioni është pritur zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i sigurisë së Turqisë.
Takimet në mes tyre është fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.
“Ndër qëllimet primare të kësaj vizite ishte edhe fuqizimi i kapaciteteve policore në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë direkt edhe në realizimin e objektivave strategjike të PK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...