Në Vjenë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Ministrin e BE-së, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, Gernot Blümel me të cilin diskutoi për procesin integrues të Kosovës dhe në veçanti rëndësinë e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja pas plotësimit të të gjitha kritereve.
Hoxha theksoi se mbështetja e Austrisë është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe institucionet e saj.
“Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë se duam të zbatojmë reformat, MSA-në, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ne kemi nevojë për përkrahjen e procesit integrues si dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, por në veçanti kemi nevojë që BE të mbajë fjalën e dhënë e të mos mbajë të izoluar qytetaret tanë, ceku ministrja Hoxha duke kërkuar serish përkrahjen e Austrisë për procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
Gernot Blümel, Ministër për BE-në, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, vuri në dukje përkrahjen e Austrisë për procesin integrues. Ai e rikonfirmoi përkushtimin e Austrisë për liberalizimin e vizave për kosovarët, zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor, ku Kosova trajtohet e barabartë me vendet tjera në rajon.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...