Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka mbajtur një ligjëratë para stafit akademik dhe studentëve ndërkombëtar të kolegjit të parë në botë për çështje të Evropës në Natolin.
Hoxha para të pranishmëve ka folur rreth rrugës integruese të Kosovës dhe perspektivës euro-atlantike.
“Rruga drejt integrimit kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme, sidomos në zbatimin e MSA-së dhe potencova se Kosova ka përmbushur ✔pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018” ka shkruar Hoxha në facebook, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në prani të stafit akademik dhe studentëve ndërkombëtar të Kolegjit të parë në botë për çështje të Evropës??, College of Europe në Natolin, mbajta ligjëratë për rrugen integruese te Kosoves ??dhe perspektiven euro-atlantike.
Rruga drejt integrimit kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme, sidomos në zbatimin e MSA-së dhe potencova se Kosova ka përmbushur ✔pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.
Ne kemi demonstruar se jemi shembull i bashkëpunimit rajonal, jemi promotor i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe një faktor i paqes dhe stabilitetit. Në fund, u përgjigja edhe në pyetjet e studentëve rreth sfidave të procesit integrues.
#DhurataHoxha #MIE

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...