Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në televizionin “Euronews” të Shqipërisë.
Një nga pyetje e shtruara ndaj tij kishte të bënte edhe me Miroslav Laçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do t’iu pyesja zotëri Hoxha, besoni se Miroslav Lajçak do të shkojë të takojë sërish kryeministrin Kurti?” – ishte pyetja e moderatorit.
Në përgjigjen e tij, Hoxha e quajti Lajçakun një mercenar dhe mbrojtës i çështjes serbo-ruse.
“Lajçaku është mercenar. Një mercenar nuk ka turp. Mercenari nuk ka turp. Nëse e shikojmë nga pozitat tona, ne e gjykojmë si mercenar. Po ta shohim nga pozitat e serbëve e rusëve, ai është partizan i tyre, ushtar i tyre. Edhe si ushtar i tyre, s’ka pse të ketë turp. Ai mbron çështjen e vetë serbo-ruse. Ky njeri nuk ka turp, kështu që ky do vazhdojë të vrapojë mbase do të marrë bileta të takojë prapë Escobarin në Nju Jork, Uashington” – deklaroi Hoxha.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...