Në seancën plenare të Kuvendit, Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ftoi deputetët për të miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për programin Instrumenti i Ndihmës së Para-anëtarësimit (IPA) 2018. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018, u miratua me shumicë të votave të deputetëve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian (BE) kanë negociuar dhe nënshkruar Marrëveshjen Financiare IPA 2018 në vlerë prej 94.7 milion euro, ku 90.5 milion euro financohen nga BE-ja dhe pjesa e mbetur bashkë financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Nën koordinimin e MIE-së janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth marrëveshjes financiare për IPA 2018”, theksoi Hoxha.
Duke theksuar rolin e kësaj marrëveshje, Hoxha vuri në dukje se Marrëveshja Financiare IPA 2018, është tejet e rëndësishme për mbështetjen e vendit tonë gjatë procesit integrues në fusha qenësore si sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e ambientit. Kjo marrëveshje e pritet të hyjë në fuqi më së largu deri më 31 dhjetor 2019.
Në fund, ajo falënderoi deputetët për trajtimin me prioritet ratifikimin e kësaj marrëveshje duke i kontribuar në masë të madhe procesit reformues të Republikës së Kosovës.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...