Në takimin ndërministror, dedikuar Reformës së Administratës publike, ku ishte i pranishëm Kryeministri Haradinaj, dhe ministrat e resorëve të caktuar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se Ministria që ajo e drejton, po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme.
“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushët me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Kosovës i duhet “administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie. Reformën e administratën publike, do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performansës së saj, duan përkushtim”.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...