Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se porositë e udhëheqësve të Bashkimit Evropian në vizitën e tyre sot në Kosovë gjatë turneut ballkanik ishin më se të qarta.
Sipas saj, u përsërit se ata janë të hapur për Kosovën e cila si rrjedhojë duhet të kryejë detyrat e veta.
Por, Hoxha thotë se me mosratifikimin e demarkacionit, Kosova dështoi të fuqizonte edhe më shumë këtë vizitë.
“U përsërit se dialogu dhe krejt procesi i integrimit evropian është një proces i cili varet nga meritat individuale të secilit shtet. Pra nëse ne arrijmë t’i plotësojmë detyrat tona atëherë dyert e tyre janë të hapura”, ka thënë ajo në Rubikon të KTV’së.
“Fatkeqësisht kishim seancën e cila do të krijonte një momentum të ri dhe ta shfrytëzonim këtë moment dhe ta bënim edhe më të fuqishme këtë vizitë”, shtoi ministrja Hoxha.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...