Është nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të ambasadës britanike. Në këtë takim kanë marrë pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Në fjalën e tij drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se policia ka obligim shtetëror që qytetarëve të ju ofrojë një ambient të sigurtë.
“Ne si polici e kemi obligim shtetëror me qëllim që këtë lufte të bëjmë me efikase në mënyrë që te sigurojmë qytetarëve një vend të sigurt, andaj për neve është nder që të ngritën kapacitet”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se janë duke punuar që të rekrutojnë më shumë policë që kanë shkathtësi dhe vullnet të punojnë
“Këta policë inteligjentë të punojnë që të arrinë shkathtësi të reja. Andaj ne si polici, garantojmë që do të përkushtohemi që të punojmë bashkë me prokurorinë, me partnerët që janë pjese e këtij projekti. Ne jemi një pushtet me kompetencë për luftimin e korrupsionit dhe krimeve”, pohoi Hoxha./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...