Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të premten ka vizituar komunën e Drenasit, me ç‘rast u prit nga kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci si dhe drejtoret e departamenteve.
Gjatë këtij takimi, ministrja Hoxha dhe kryetari Lladrovci diskutuan për fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të grave në trashëgimi si dhe për fuqizimin e rrolit të grave dhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisje.
“Gratë drejtore të departamenteve më të rëndësishme në Komunë- gjysma e Kabinetit, është shembull për vendin tonë. Drenasi ka promovuar më së miri barazinë gjinore, por edhe ka hequr paragjykimin ndaj mundësive dhe përkushtimit të grave edhe në pushtetin lokal”, tha ministrja Hoxha.
Kryetari Lladrovci e njoftoi ministren Hoxha me ecurinë dhe aktivitetet brenda kësaj komune dhe njëherësh theksoi faktin se Drenasi ka promovuar vlerat profesionale të grave, pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje por edhe kreatore të politikave të zhvillimit lokal.
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...