Deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar VV-në dhe LDK-së, që sipas tij, kanë dështuar në implementimin e Pakos Emergjente.
Në seancën e rregullt të Kuvendit, Hoxha shtoi se disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para.
“Qeveria e ndërtuar nga LDK-VV, në mënyrë klandestine që kishte votuar buxhetin, atyre nuk iu ra ndërmend që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset. Përveç në vonesa të pakos, ju u vonuat edhe në implementimit të saj. Shumë biznese që kanë aplikuar, ato nuk i kanë marrë ato paga për punonjës. Disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para, e kjo është diskriminim. Shumë bizneseve nuk iu është mbuluar qiraja, ku kjo ka bërë probleme te qiradhënësi tek qiramarrësi, ku qiradhënësi e ka larguar”, tha Hoxha./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/561570091217639/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe