Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori sot një mesazh urimi për marrjen e detyrës nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Në urimin e tij, ministri Konjufca shprehet se “Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta”.
Në përgjigje të këtij mesazhi, Hoxha u shpreh se Shqipëria dhe Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.
Kjo lidhje e fortë, sipas ministrit Hoxha, është e natyrshme dhe e pazëvendësueshme dhe përbën një themel të qëndrueshëm për të shtrirë dhe thelluar më tej bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.
“Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë evropian”, tha Hoxha./atsh
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës