Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesa e Kosovës për kthim të gjitha automjeteve në qarkullim në targat “RKS”, është e arsyeshme.
Megjithatë ai shpreson që Qeveria e Kosovës do ta zgjasë afatin përtej 31 tetorit.
“Është shumë e qartë se deri tash nuk ka pasur shumë kërkesa për t’i kthyer automjetet. ShBA beson se vendimi i qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar njerëzve që të lëvizin me automjete të regjistruara dhe targa të licencuara nuk është e paarsyeshme dhe është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Hovenier për RadioKim, përcjell arbresh.info.
“Sidoqoftë nga fillimi kemi shprehur shqetësimin dhe vazhdojmë ta kemi atë për afatin kohor të zbatimit. Porosia ime për Qeverinë e Kosovës ishte që besojmë se duhet më tepër kohë. Nuk jemi entiziuastë për afatin e shkurtër, sepse është vendim i vështirë për njerëzit dhe ngarkues. Shpresojmë që afati të zgjatet”, ka theksuar ai.
Hovenier ka vazhduar të thotë se mund të mos ndodhë ashtu siç kërkojnë ata.
“Është vendim i Qeverisë së Kosovës”.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati