Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Hovenier u shpreh se jemi të pikëlluar nga humbja e koleges tonë.
Ai u shpreh se Kaidanow si anëtare e shërbimit diplomatik amerikan, la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, duke kontribuar në avancimin e paqes dhe sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Ajo ishte një mbështetëse e fortë për popullin e Kosovës në arritjen e vizionit të tyre për një demokraci sovrane, shumëetnike dhe të suksesshme”, tha Hovenier.
Ambasadori i dërgoi ngushëllimet e tij familjes së saj dhe të gjithë atyre që e njohën./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?