Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka uruar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sukses në detyrën e tij të ardhshme.
Me anë të një postimi në “X”, Hovernier u shpreh se ka qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai e ka falënderuar Escobarin për përkushtimin e tij për avancimin e vizionit për një Kosovë të sigurt.
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
As my friend and colleague Gabriel Escobar wraps up his assignment as the Secretary of State’s Special Rep for the Western Balkans, I wish him well in his next assignment. I’ve been honored to work with him to advance U.S. goals in Kosovo and the EU Dialogue. I extend my thanks… pic.twitter.com/eKjk1y5nfh
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 16, 2024
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...
FSK-ja vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga mjetet pirotekn...