Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se partneriteti i ShBA-së me Kosovën është i fortë.
Këtë deklaratë Hovenier e ka bërë pas vizitës së këshilltarit amerikan, Derek Chollet të mërkurën në Kosovë.
“I kënaqur për të mirëpritur Derek Chollet në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Këshilltari Chollet u angazhua me një shumëllojshmëri të gjerë liderësh, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe gazetarëve”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kujtojmë se të mërkurën e 11 janarit, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.
Këshilltari Chollet pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ka thënë se “partneriteti ShBA – Kosovë, është i palëkundur”.
Pas takimit edhe me krerët opozitarë, si dhe me anëtarët e Listës Serbe, ai para gazetarëve ka thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”./arbresh.info/
Pleased to welcome @CounselorDOS to Kosovo yesterday. Our partnership with ?? is strong. While here, Counselor Chollet engaged with a wide variety of leaders, government and civil society representatives, and journalists. https://t.co/xj3KMO9k95
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2023
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...