Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar takim lamtumirës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Me këtë rast Hovenier ka thënë se partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një themel për bashkëpunimin e ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai është shprehur se mezi pret progresin dhe suksesin e vazhdueshëm të Kosovës ndërsa ajo përparon drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik.
Ndërsa duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.
Po ashtu, Konjufca ka nënvizuar se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh , SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.
Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...