Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë tha se dialogu është e vetmja mënyrë për relacionet Kosovë – Serbi, teksa ka thënë se SHBA ka mbështetjen e plotë ndaj përfaqësimit të dialogut nga Bashkimi Evropian.
Ai tha se po punojnë të gjithë për të ardhmen stabile të Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve sipas ambasadorit amerikan është interes jo vetëm i dy vendeve, por i gjithë rajonit.
“SHBA ka besimin e plotë të ndërmjetësimit të dialogut nga BE, të përfaqësuar nga Borell dhe Lajçak si zbatuesit e kësaj politike. Është e rëndësishme për të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces që ta kuptojnë procesin në të cilën ndodhen dhe të luajnë ‘poker’ me kartat të cilat iu ofrohen”, u shpreh Hovenier.
Tutje ai tha se vetëm dialogu mund të sjellë paqe në vend.
“Nuk është sekret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e shohin dialogun e udhëhequr nga BE si mundësinë më të mirë dhe të vetme për zhvillimin e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe sigurimin e paqes dhe prosperitetit në rajon”, deklaroi ai.
Sa i përket raportit të Kosovës drejt rrugëtimit evropian, Hovenier tha se duan ta shohin si pjesë të Bashkimit Evropian dhe strukturave tjera ndërkombëtare.
“Duam të shohim Kosovën që po e merr të drejtën e saj të plotë në Bashkimin Evropian, duke u njohur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar për atë që është, një shtet i pavarur dhe sovran. Kjo nuk është e kontestueshme, ne duam ta shohim Kosovën pjesë të këtyre institucioneve, pjesë të BE-së dhe pjesë të NATO-s”, deklaroi tutje Jeff Hovenier./rtk/
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...