Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin mediat e pavarura dhe shoqërinë civile.
Hovenier mes tjerash ka theksuar se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan në sponsorizimin e kësaj konference sepse jemi të përkushtuar të mbështesim mediat e pavarura si dhe shoqërinë civile, sepse ne e konsiderojmë lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes si e drejtë themelore, të nevojshme për të çuar përpara demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Hovenier në fjalimin e tij të shpërndarë nga ambasada amerikane.
“Jemi të përkushtuar të mbështesim Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj – dhe duke përfshirë ekspertizën e tyre në çështjet kibernetike. E di që shumë këtu identifikohen si ‘hakerë etikë’”, ka thënë tutje Hovenier.
Po ashtu, ai iu është drejtuar të rinjve duke thënë se me vazhdimin e punës për të kërkuar dobësi mes institucioneve të medias, sipas tij, po krijohet ndihma në identifikimin e shkeljeve të mundshme të sigurisë dhe “po ndihmoni që këto organizata të forcojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë që ky fluks informacioni të mbetet i sigurt”, është shprehur ai./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju