Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Hovenier në një prononcim për media tha se ishte i shqetësuar për situatën.
“Nuk kemi asgjë për të shtuar përveç asaj që është thënë në deklarata zyrtare. Jemi shumë të shqetësuar për situatën. I dënojmë sulmet dhe po punojmë me qeverinë që Policia e Kosovës të mund ta kryej punën e saj”, ka thënë ai./Arbresh.info/