Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka organizuar një festë në kryeqytet për nder të 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Në festë mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin e festës në nder të Pavarësisë së SHBA-së.
“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që ftove ekipin tim dhe mua – është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier në Twitter./Arbresh.info/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...