Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se e mirëpret fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për lirinë e lëvizjes.
Hovenier shkroi në Twitter se liria e lëvizjes është thelbësore për marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke.
Ambasadori amerikan tha se presin të shohin përparim edhe në çështje të tjera në muajt e ardhshëm.
“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrje/daljeve. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për Kosovën & Serbinë. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, shkroi ambasadori./arbresh.info/
Welcome the smooth start to implementation of the EU-facilitated agreement on entry/exit documents. Freedom of movement is essential to normalization of relations centered on mutual recognition for ?? & ??. Looking forward to seeing progress on other issues in the coming months.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 1, 2022
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...