Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duan të shohin Kosovën pjesë të familjes euroatlantike, por ka tërhequr vërejtjen ndaj qeverisë, duke thënë se duhet të tregojë përkushtim në dialog.
“Duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euro-atlantike. Ne, besojmë që e vetmja mënyrë është dialogu i lehtësuar nga BE. Më gjerësisht që jemi në një pikë kthese, kjo vendoset nga Qeveria e Kosovës. Strategjia më e mirë për Kosovën është të bëjë çdo gjë që mundet për të treguar vullnetin e vazhdueshëm të mirë, kreativitetin, energjinë e përkushtimin ndaj obligimeve që i ka marrë përsipër”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
Ai ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, ndaj deklaratës së saj, e cila ka kërkuar reagim të tanishëm si parandalim i luftës në të ardhmen. Hovenier ka përmendur investimet e SHBA-së në Kosovë si garancë për paqen.
“Gati nuk ka vend në botë që përfiton më shumë nga investimet e SHBA-së: 4 mijë trupa ushtarake të NATO-s sigurojnë stabilitetin në Kosovë. Ky është aspekti pengues i luftës në Kosovë. Nuk besoj që ka mungesë në këtë drejtim”, ka thënë ai./rtk
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...