Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, flet për përplasjet e tij dhe LDK’së me Shpend Ahmetin në rrjetet sociale.
Që një kohë të gjatë LDK’ja dhe Shpend Ahmeti e akuzojnë njëri-tjetrën për frikë nga përballja në debate.
Por, Hoti thotë se diçka e tillë nuk po ndodh për shkak se i pari i Prishtinës po heziton të ballafaqohen.
“Neve na konvenon debati. Është në interes të Arban Abrashit përballja në debate”, është shprehur Hoti i LDK’së.
Hoti ka thënë se është i gatshëm që në studion e tij kurdo me Shpend Ahmetin nëse ky i fundit pranon.
Hoti, që ka qenë nënkryetar i Prishtinës në mandatin para Ahmetit ka komentuar punën, apo siç thotë ai, mospunën e Shpend Ahmetit.
“Punën që më së miri e ka bërë Shpend Ahmeti në Prishtinë ka qenë Facebook’u dhe propaganda politike për të mbuluar mospunën e tij në komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...