Ish-kryeministri nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti për mungesë të qeverisjes së duhur, duke bërë kështu që krizat e reja t’i mbulojnë ato të vjetrat dhe se sipas tij, zyrtarët qeveritarë po e nisin dhe po e mbyllin ditën duke mos kryer asnjë punë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova nuk po qeveriset, pasi që sipas tij, kryeministri Kurti më shumë po rri jashtë vendit dhe se nuk po promovon projekte e punë të reja.
Hoti ka përmendur katër problemet me të cilat po përballet Kosova aktualisht, e për të cilat sipas tij Qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e tyre./arbresh.info/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...