Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të mërkurën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklaratat e fundit të Vuçiqit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, kanë nxitur reagimin e Hotit, në Facebook.
Këto deklarata, Hoti ia ka quajtur fraza të presidentit serb.
“Z.Vuçiq, frazat dhe kostumet e juaja te reja nuk i mbulojnë krimet dhe gjenocidin e shkaktuar”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.
“Në vend se të mbani ligjërata, shkoni më mirë lutuni për viktimat e politikave tuaja”, është shprehur shefi i deputetëve të LDK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...