Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale financiare, për të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja, për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe ndikimin e pandemisë në Buxhetin e Kosovës.
Ministrja Bajrami theksoi se fillimi i përgatitjes së Rishikimit të Buxhetit, ndihma dhe përkrahja ndaj sektorit privat si dhe përfshirja e tyre në pakon për rimëkëmbjen ekonomike do të jenë hapat e parë që do t’i ndërmarr si Ministre e Financave dhe Transfereve.
Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti shprehu përkrahjen për Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe shtoi se në programin e Qeverisë vend të veçantë do të ketë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.
Ai gjithashtu theksoi se Rishikimi i Buxhetit kërkon një bashkëpunim ndërinstitucional sepse gjendja e krijuar nga Pandemia COVID-19 ka shkaktuar shpenzime shtesë të pa parashikuara për buxhetin e Kosovës./arbresh.info/
Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të krimi...
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite