Vetëm pak minuta pasi kryeparlamentari, Kadri Veseli foli për qeverisjen e Isa Mustafës dhe marrëveshjet e arritura gjatë mandatit të tij, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Avdullah Hoti nga LDK-ja në një postim në Facebook i ka reaguar Veselit duke shkruar se për fat të mirë, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e asociacionij nën juridiskion të Kushtetutës.
Postimi i plotë:
Për hir të opinionit publik, duhet të sqarojmë sërish se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2015, e ka korrigjuar marrëveshjen e nënshkruar më 2013 nga Hashim Thaçi, zëvendës i të cilit ka qenë Kadri Veseli.
Për fatin e mirë të Kosovës, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e Asociacionit nën juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Çdo gjë tjetër që thuhet për këtë çështje është e pavërtetë dhe nuk meriton replikë.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...