Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se fyerja e Kadri Veselit ndaj Isa Mustafa tregon se aika dështuar edhe është i frsutrur si lider.
“Nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve”, ka shkruar Hoti në facebook.
“Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim”.
Ndryshe, kryetari Veseli ka kritikuar LDK-në për kundërshtim që ajo po e bën në mënyrë që presidenti I vendit most ë udhëheq bisedimet finale me Serbinë.
Veseli ka thënë se Isa Mustafa nuk ka frikë të udhëheq këtë proces./Arbresh.info
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten