Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Qeverinë shqiptare për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt teksa shtoi se shqiptarët tani janë më të sigurt, përcjell Arbresh.info.
“Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009. Me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt. Gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë më të sigurt. Shqipëria po kontribuon në sigurinë rajonale dhe më gjerë”, ka thënë Hoti.
“Me padurim presim ditën kur flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s krahas vendeve të tjera anëtare”, u shpreh Hoti./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...