Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të rrisë “urgjentisht” subvencionet për kulturat bujqësore, krerë të bagëtive dhe për litra të qumështit.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se kjo duhet të ndodhë për shkak se çmimet për farëra, plehra dhe pesticide janë rritur për 21%, përcjell arbresh.info.
Sipas tij, pasojat e kësaj rritje janë arat më pak të punuara dhe mungesa e fermave.
“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi.”, ka shkruar Hoti./arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër