Deputeti i LDK-së, Avlluah Hoti u ka bërë thirrje deputetëve të koalicionit PAN që të jenë prezent në kuvend dhe të mos i bllokojnë formimin e institucioneve.
“Pres që kurdo që të thirret seanca e ardhshme të shohim më shumë deputet të përgjegjshëm që të konstituojmë kuvendin. Unë pres që t’i shohim ata në sallë dhe të shohim propozimet e tyre”, u shpreh Hoti.
Ai po ashtu tha se është e pafalshme bllokimi i institucioneve. Hoti edhen jë herë e bëri me dije se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë asaj që nuk e votojmë kandidatin e PDK-së për kryeprarlamentar. Është e pafalshme që të bëhet një muaj dhe institucionet e Kosovës të mos jenë themeluar ende”, tha ai. /Arbresh.info/
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell