Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Hoti ka thënë se me deportimin e shtetasve turq janë gjetur 31 shkelje nga Komisioni Hetimor, që dëshmon që institucionet e Kosovës kanë shkelur të drejtat e njeriut, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
“Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.
Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të quar këtë çështje deri në fund.
Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.
Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së”, ka shkruar Hoti ne facebook.
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...