Hoti takohet me Joseph: Kosova s’ka nevojë për një qeveri sanksionohet nga Perëndimi

15:54 | 21 Qershor 2023
Emir Abduramani

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me analistin amerikan, Edward Joseph.

Në Facebook, Hoti ka njoftuar se te Joseph ka thënë se Kosova s’ka rruge tjetër pos asaj euro-atlantike dhe vendi nuk ka nevojë për një qeveri e cila sanksionohet nga aleatët perëndimorë.

Postimi i plotë:

Takim dhe bisedë shumë miqësore dhe informuese me Edward P. Joseph nga SHBA, analist me përvojë të gjatë i politikës së jashtme dhe ekspert me përvojë për Ballkan. Perspektiva e tij për zhvillimet aktuale në rajon është interesante.

Ia dhashë vlerësimet e mia se:

(1) Kosova gjithmonë ka zhvilluar dialog dhe është dakorduar me aleatët për hapat e nevojshëm, gjithmonë në funksion të integrimit euro-atlantik.

(2) Kosova ka bërë progres në të kaluarën vetëm për shkak se ka bërë politikë të mençur e të koordinuar me aleatët.

(3) Për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euro-atlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër.

(4) Në Kosovë nuk ka vend për një Qeveri që sanksionohet nga aleatët euro-atlantik, ngase Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike./Arbresh.info