Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë qartë se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente.
Sipas tij, historiku i pesë viteve të fundit i ka dhënë të drejtë për qëndrimin që kishte mbajtur në vitin 2021, kur nuk kishte votuar për Osmanin.
“Jo, sepse historiku i pesë viteve të fundit besoj që mu personlisht me ka dhënë të drejtë për qëndrimin që kam pas në 2021’ën. S’i kemi bë shërbimin më të mirë vendit. Tash i shoh kolegët e mi që e kanë qëndrimin që unë e kam për zonjën Osmani”, deklaroi Hoti.
I pyetur nëse “JO’ja” e tij vlen edhe për kandidaturat tjera që mund të propozohen nga kreu i VV’së, Albin Kurti, ai tha se tani e ka të vështirë të jap përgjigje.
Si parti tha se “janë jashtë lojës” për këtë çështje.
“Tani ne jemi jashtë lojës…E kam të vështirë të jap një përgjigje tani për këtë çështje sepse nuk kemi ardh tek ajo çështje. Për disa e kam mendimin e qartë sikur kjo që sapo e biseduam, por s’mund të përgjigjem për tjerat. Duhet të diskutohet gjerësisht në organet e partisë”, tha Hoti në T7.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë për çështjen e presidentit.
“Është afër mendsh që mund të shkojmë prapë në zgjedhje për shkak të insistimeve të Vetëvendosjes. Vendimet e LDK’së do të jenë në interesin më të mirë të shtetit”, deklaroi Hoti.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat në krye të vendit.
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...