Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka fizibilitet për autostradën e Dukagjinit.
Hoti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk është gati të ndërtohet edhe një autostradë.
“Është prej shtatë tetë vjet që është diskutuar. Kur kemi ardhë ne në Qeveri është anagazhuar BERZh-it për të bë studimin e fizibilitetit. Pas disa muajve kanë ardhë në konkludim se nuk ka fezibilitet për autostradën. Atë që kanë sugjeruar është ndërtimi i rrugëve transit dhe rrethrrotullimeve. Ne patëm fillu takimin me berzh. Tash ka një peticion nga qytetarët e Rahovecit që kundërshtojnë taksën e kësaj autostrade. Nuk është gati të ndërtohet edhe një autostradë. Ne patëm filluar projektin për zgjerim të sistemit të ujitjes, për dyfishonin e tokave bujqësore. Besoj që kjo çështje duhet të shqyrtohet me më seriozitet dhe duhet të merren parasysh kërkesat e atyre qytetarëve”, tha Hoti.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...