Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë fuqishëm ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë për masakrën e Reçakut.
“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar sot presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Mes tjerash, Hoti ka thënë se duhet vite që të ndërrohen disa qeveri në Beograd, para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb. Dhe se vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.
Hoti, në fund të shkrimit ka shkruar se deri sa të ndodhë kjo, nuk duhet të hyjnë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku