Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka shpërndar një shkrim të mediumit amerikan “Fox News”.
Në këtë artikull, shkruan për vizitën e fundit të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kosovë dhe Serbi.
Mediumi amerikan thotë se ajo kishte kërkuar që Serbia ta njoh “de facto” Kosovë dhe autonomi për serbët.
“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”, shkroi Hoti.
Hoti tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, kryeministri dhe presidentja duhet ta demantojnë.
“Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, shtoi ai.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia bashkangjiti linkun e lajmit të plotë dhe ndau pjesën ku Von der Leyen raportohet të ketë përmendur autonominë për serbët.
“Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox News: “Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje”, shkruan në artikullin që Avdullah Hoti e ka shpërndarë.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim