Homazhe pranë varreve të familjes Jashari në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së ka zhvilluar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zyrtarë të LDK-së, i cili tha se sakrificën e kësaj familje është jashtëzakonshme.

Hoti tha me këtë rast se po qëndron në Prekaz për të treguar respektin e Qeverisë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për sakrificën e familjes Jashari.

“Për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të popullit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur që kalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vet”, tha ai./arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...