Ministri i Financave Avdullah Hoti reagon ndaj sulmeve të shpeshta që po ndodhin kohëve të fundit ndaj zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët, siç ishte edhe rasti i fundit më 6 shkurt që ndodhi në Vushtrri ku u sulmua ekipi i doganierëve të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, që po ndiqte një rast të aktivitetit kontrabandues me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.
Në këtë rast janë lënduar doganierët.
Ministri i Financave Avdullah Hoti shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër këto raste dhe gjithashtu shpreh angazhimin e tij që në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente do të angazhohet që doganierët të jenë të mbrojtur dhe të respektuar në punën e tyre dhe sulmuesit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit.
“Shteti i Kosovës parasheh të sigurojë sivjet 1 miliard e 108 milionë euro nga Dogana e Kosovës. Prandaj, kemi obligim shtetëror që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për doganierët për të kryer punën e tyre pa u rrezikuar fizikisht nga njerëz të papërgjegjshëm dhe kontrabandistë. Zero tolerancë ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët doganorë apo cilindo zyrtarë tjetër shtetërorë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë