Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është më i bashkuari në skenën politike të Kosovës.
Shefi i këtij Grupi Parlamentar thotë se deputetët e LDK-së përfaqësojnë partinë më të madhe në Kosovë.
Duke reaguar ndaj raportimeve të mediave se është përçarë Grupi Parlamentar i LDK-së, Hoti ka kundërshtuar këto pohime.
Sipas Hotit, LDK shpejt do të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e vendit.
“Grupi Parlamentar i LDK-së përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në Kosovë dhe është plotësisht unik. Kaq. Tash kur shpejt marrim përgjegjësi në udhëheqjen e vendit sigurisht se porositen shkrime”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Megjithatë, në të kaluarën, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa disa herë është përballur me mosunitet brenda grupit parlamentar.
Parashikimi i motit për nesër
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...