Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka raportuar sot në Komisionin për të drejtat e njeriut lidhur me personat e pagjetur.
Pas takimit, i pari i Qeverisë tha se kanë kërkuar që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së informatave që kanë ofruar në dispozicion komisionit parlamentar.
“I informuam në detaje me të gjitha aktivitetet që qeveria i ka ndërmarrë nga dita e parë prej se kemi marrë mandatin duke ndërtuar mbi punën e të gjitha qeverive sigurisht deri më tash, duke treguar në veçanti aktivitetet konkrete, planet që i kemi për të adresuar këtë çështje shumë të ndjeshme. Kemi kërkuar që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së informatave që ia kemi ofruar në dispozicion komisionit parlamentar.
Të gjitha rastet veç e veç, për të gjitha aktivitetet që është duke i ndërmarrë komisioni qeveritar bashkë me bashkësinë ndërkombëtare me partnerët tanë që na kanë mbështetur deri në ketë pikë. Kjo është çështja më e ndjeshme në shoqërinë në Kosovë dhe po bëjmë të pamundurën që mbi 1 mijë e 600 persona që ende nuk janë identifikuar, të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe të mos mungojë asgjë derisa edhe personi i fundit të identifikohet”, tha Hoti./ Express/
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...